Kushtoi 3.4 miliardë euro, Kina do të hap tunelin më të madh në botë
Tuneli i Fitores në Kinë pritet të hapet deri në fund të vitit duke u bërë tuneli më i gjatë në botë. Ky tunel do të lehtësojë lidhjen rrugore midis rajoneve jugore dhe veriore të Rajonit Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore.
Zyra e Informacionit e qeverisë rajonale në Xinjiang, Guo Sheng, zëvendësdrejtor i Departamentit Rajonal të Transportit të Xinjiang, tha se tuneli kalon nëpër vargmalin Tian Shan dhe pritet të lehtësojë problemin e mbingarkesës së trafikut që ka penguar prej kohësh zhvillimin e koordinuar ekonomik midis rajoneve veriore dhe jugore të rajonit.
Tuneli rrugor është 22.13 kilometra i gjatë dhe do ta zvogëlojë kohën e nevojshme për të kaluar vargmalin Tien Shan me rrugë në rreth 20 minuta, ndërsa aktualisht duhen të paktën tre orë. Kostoja e projektit, i cili ka kohë që është në proces, ka arritur në rreth 3.4 miliardë euro.
The post Kushtoi 3.4 miliardë euro, Kina do të hap tunelin më të madh në botë appeared first on GazetaPress.
