2 Ton sjell këngën “Natën”

Reperi i njohur 2 Ton, ka publikuar sot këngën më të re të titulluar “Natën”, duke e shënuar kështu edhe një hap tjetër në promovimin e albumit të tij më të fundit, “Aura”.

Projekti muzikor vjen pas një periudhe pune intensive në studio dhe synon të sjellë një dimension të freskët artistik për reperin dhe publikun e tij.

Vija melodike është realizuar nga vetë artisti, duke reflektuar qartësisht stilin dhe identitetin e tij muzikor, ndërsa producimi mban firmën e Dedolokos.

Albumi “Aura” përmban gjithsej 10 këngë, dhe përfaqëson një projekt konceptual që trajton tema personale, emocionale dhe shoqërore, përmes rrëfimeve të sinqerta dhe tingujve bashkëkohorë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker