2 ditë zie për Ismail Kadarenë, kolosi i letrave shqipe do përcillet me ceremoni shtetërore

Qeveria ka shpallur 2 dhe 3 korrikun ditë zie në nderim të Ismail Kadaresë. Shkrimtari i madh dhe kolosi i letrave shqipe u shua mëngjesin e kësaj të hëne në QSUT, ku ishte dërguar me urgjencë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave, homazhet dhe ceremonia do zhvillohen të mërkurën, 3 korrik, te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nga ora 09.00 deri 11.00 dhe nga ora 11.30 deri 12.30.

Po të mërkurën, pak pas mesditës në orën 13.00, do të ndërpritet çdo aktivitet dhe do të mbahet 1 minutë heshtje.

Shkrimtari i madh do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. Flamuri kombëtar në institucionet shtetërore do të ulet në gjysmështizë.

Ismail Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, ai ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, i cilësuar si kolosi i letërsisë shqiptare, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm, më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Lajmet 2 ditë zie për Ismail Kadarenë, kolosi i letrave shqipe do përcillet me ceremoni shtetërore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>