18-vjeçarja i dha fund jetës, familjarët e bashkëshortit: Djali s’e ka dhunuar, shkaktarët janë persona të tjerë

Familjarët e bashkëshortit të 18-vjeçares Bruna Myzeqari, e cila u vetë-helmua me fotoksinë të premten hedhin poshtë akuzat se djali i tyre ka qenë shkaku i vetëvrasjes së saj.

Sipas babait të 24-vjeçarit Entilio Drajçi, shkak për veprimin tragjik janë persona të tjerë. Pa përmendur emra, ai theksoi se 18-vjeçarja dhe djali i tyre kishin marrëdhënie të mira.

“Që të mos them 100 %, por 90 për qind e kësaj vjen nga shkolla. Këto të dhëna i kemi deri diku, por presion nga kjo shtëpi ajo nuk ka pasur kurrë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, ajo nuk do t’i thoshte çunit hajde me merr mua. Janë të gjitha të shkruajtura”, shprehet babai i djalit.

Ndërkaq nëna e Drajçit, akuzoi familjarët e viktimës për shpifje ndërsa theksoi në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë mbi 18-vjeçaren.

“Për çunin dilni e flisni me tërë botën, në qoftë se nga kjo familje ka pasur dhunë, atëherë kanë të drejtë. Na kanë rënë në qafë. Nuk jemi nga ajo lloj familjeje. E kam mbajtur nusen”, tha ajo. m

Viktima Bruna Myzeqari dhe Entilio Drajçi u njohën 2 vjet më parë në rrjetet sociale dhe vetëm 25 ditë më parë, ata u fejuan.

Ndërkaq, duke u nisur dhe nga pretendimet e familjarëve të 18-vjeçares, policia ngriti dyshimet se e reja u vetëvra për shkak të konflikteve të vazhdueshme me 24-vjeçarin duke nisur edhe hetimet.

Para se të humbte jetën prindërit e kishin marrë 18-vjecarren në shtëpi, 1 muaj pasi ishte martuar me 24-vjeçarin.

Lajmet 18-vjeçarja i dha fund jetës, familjarët e bashkëshortit: Djali s’e ka dhunuar, shkaktarët janë persona të tjerë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>