17-vjeçari godet me thikë shokun brenda shkollës së mesme në Fier

Një 17-vjeçar ka mbetur i lënduar pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij në ambientet e shkollës së mesme “Cakran” në Fier.
Policia njofton se rreth orës 08:30 “në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së
mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).”
Shtetasi Y.Xh u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.