145 të lënduar po trajtohen në Maqedoni! Shqyrtohet mundësia për të dërguar pacientë edhe në Slloveni, Hungari dhe Austri
Burime të TV21 në Qeveri bëjnë të ditur se sot janë vendosur në kujdes spitalor në Maqedoni gjithsej 145 persona të plagosur në zjarrin që shpërtheu në diskotekën “Puls” në Koçan.
Në Qendrën Klinike janë 20 pacientë, në SPQ “8 Shtatori” 20 pacientë, në SPQ “Shën Naumi i Ohrit” 21, në Spitalin e Shtipit 20 persona, në Spitalin e Koçanit 7, në Toksikologjia 2 (gjithsej 90).
44 pacientë janë jashtë vendit. Në Serbi 17, në Bullgaria 14, Turqia 9 dhe Greqia 4. Gjatë natës dhe herët në mëngjes në Kroaci do të dërgohen 4 pacientë, në Rumani 4.
Shqyrtohet mundësia që të dërgohen në Sllovenin dhe Hungarinë nga 4 pacientë, dhe në Austri të dërgohen 6 të lënduar.