12 të vrarë e katër të plagosur në Cetijne, detaje të reja lidhur me rastin

Prokurorja Andrijana Nastiq ka konfirmuar se në Cetinje janë vrarë 12 persona dhe se i dyshuari Aco Martinoviq ka kryer vetëvrasje.
Ajo hetoi gjashtë lokacione, pesë prej të cilave ishin vendi ku u kryen vrasjet dhe vendi ku i dyshuari qëlloi veten, raporton Vijesti, përcjell portali Rahoveci INFO.tv
Ai vrau katër persona në dy lokacione, dy fëmijë në të tretën dhe një person në dy të tjerat.
Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike.
Në anën tjetër Drejtori i Qendrës Klinike, Aleksandar Radoviq, tha se dje në Cetinje janë lënduar tre persona – dy meshkuj dhe një femër – në gjendje stabile, por jeta e tyre ende është në rrezik.
“Mbrëmë janë operuar, sot në mëngjes janë në fazën e zgjimit dhe të shkëputjes nga aparati i frymëmarrjes. Gjendja e pacientit të katërt është jashtëzakonisht kritike. Ai ka pësuar lëndim në kokë. Neurokirurgët kanë operuar deri në orët e para të mëngjesit, së bashku me ekipet e tjera kirurgjikale”, tha Radoviq./21Media