11 mijë banorëve u kthehen dritat, edhe po aq janë në terr

KEDS ka njoftuar se pas inspektimeve të nevojshme në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it nga autoritetet relevante të Kosovës, ekipet e saj janë angazhuar menjëherë në pastrimin e ambienteve të përfshira nga zjarri dhe vlerësimin e gjendjes.

:Falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të KEDS-it, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë. Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike. Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, porse edhe mobilizimi i ekipeve të KEDS-it është i madh, puna e të cilëve po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në orët e vona”, thuhet në njoftim.

KEDS-i ka thënë se është duke i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe presim që KOSTT-i të aktivizojë transformatorin për të energjizuar Daljet.

Lajmet 11 mijë banorëve u kthehen dritat, edhe po aq janë në terr >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>