10-vjeçarja e lënduar nga shpërthimi i bombolës në Kçiq, pritet të transferohet në Suedi për trajtim

Në Mjekimin Intensiv Qendror të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar katër nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës së Jugut.

Për Klan Kosova ka folur mjekja kujdestare, Agreta Gashi, e cila ka thënë se dy prej këtyre të lënduarve vazhdojnë të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas saj, në mesin e pacientëve është edhe një vajzë 10-vjeçare që është shtetase suedeze, e cila do të vazhdojë trajtimin në Suedi në një qendër të specializuar për djegie.

Doktoresha Gashi shtoi se ky transferim është duke u bërë pasi Kosova dhe rajoni nuk ofrojnë trajtim të tillë. Të lënduar nga shpërthimi i bombolës janë 14 persona.

Lajmet 10-vjeçarja e lënduar nga shpërthimi i bombolës në Kçiq, pritet të transferohet në Suedi për trajtim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>