1 muaj paraburgim për ish-ushtarit të UÇK-së

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakajt i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për kp avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi teksa shtoi se do të ushtrohet e drejta për ankesë.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërgu. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtru ankesë”, ka deklaruar avokati derisa shtoi se ai po dyshohet për krime lufte.

Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar të premten e 5 janarit, nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.

Lajmet 1 muaj paraburgim për ish-ushtarit të UÇK-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>