Galaxy A5 dhe Galaxy A3 së shpejti edhe në Evropë Samsung Galaxy A5 dhe Galaxy A3 kanë qenë në dispozicion në një numër vendesh, përfshirë edhe Kinën, ndërsa tani thuhet se këto modele të reja të telefonave të Samsung janë drejtuar për në Evropë, ku do të arrijnë së shpejti.

Sipas Sammobile, modelet evropiane të Samsung Galaxy A5 dhe Galaxy A3 tani janë në dispozicion, dhe kjo është një tregues i qartë se telefonat do të debutojnë së shpejti edhe në kontinentin tonë.

Për ata që kanë harruar, Samsung Galaxy A5 përmban një ekran HD me diagonalen prej 5 inç me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin quad core Snapdragon 410, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, si dhe mundësinë e zgjerimit të hapësirës me kartelën microSD.

Karakteristikat e tjera në Galaxy A5 përfshijë edhe kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 13MP, baterinë me 2300mAh si dhe Android 4.4.4 Kitkat.

Samsung Galaxy A3 vjen me një ekran pak më e vogël në 4,5 inç, rezolucionin qHD prej 540 x 960 pikselëve, procesorin Snapdragon 410, 1.5GB RAM dhe 16GB memorie.

//Mitrovicali.com//