http://tvklan.al/wp-content/uploads/2015/10/cristiano-ronaldo-portugal-denmark.jpg - Portugalia mundi 1 – 0 Danimarkën

Portugalia ka mundur Danimarkën me rezultatin 1 – 0, në ndeshjen tjetër të Grupit I, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola, ndërsa në të dytën përfaqësuesja luzitane e ka dominuar Danimarkën, duke shënuar edhe golin e fitores me anë të Zhoao Mutinjo (Joao Moutinho) në minutën e 66’.

Portugalia me këtë tre pikësh siguron vendin e parë në grup me 18 pikë, dhe mund të shkojë e qetë në Beograd për ndeshjen e fundit ndaj Serbisë. Në vend të dytë ndodhet Danimarka me 12 pikë, 1 pikë më shumë se përfaqësuesja jonë. Në vend të 4 është ngjitur Serbia me 4 pikë. E mbyll grupin Armenia në vend të 5 me 2 pikë.

Danimarka i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet kualifikuese, ndërsa Shqipëria do të luajë shanset e fundit në Armeni.

Tv Klan