http://tvklan.al/wp-content/uploads/2015/10/serbet.jpg - serbet

Kombëtarja e futbollit të Serbisë paraditen e së enjtes ka zgjedhur të bëjë një shtëtitje në sheshin “Nenë Tereza”. Të gjithë futbollistët i kanë rënë e rreth e qark sheshit dhe vetëm pas disa minutash janë rikthyer në hotel.

Por kjo shetitje nuk mund të ishte normale pasi gjatë gjithë kohës lojtarët janë shoqëruar nga dhjetra forca policie.

Edhe një helikopter survejoi nga ajri xhiron e protagonsitëve të ndeshjes së darkës.

Asnjë qytetar nuk është lejuar kalojë në afërsi të hotelit apo edhe në sheshin “Nënë Tereza”. Edhe në raste të veçanta shoqëroheshin nga efektivët e policisë.

Rreth orës 18.10 autobusi i lojëtarëve dhe stafi që e shoqëron la hotelin dhe u nis drejt Elbasanit.

Gjatë gjithë kohës forcat elitë të policisë së shtetit RENEA kanë qënduar nga afër futbollisteve dhe stafit te federates serbe, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Tv Klan