http://tvklan.al/wp-content/uploads/2015/10/radovan-curcic-selektor-srbije-protiv-grcke.jpg - Serbët: Vijmë për të fituar

Përfaqësuesja serbe është e motivuar për një fitore në Elbasan Arena. Trajneri i ekipit Radovan Curcic sqaron se lojtarët janë të motivuar dhe do të luajnë për fitore, përballë skuadrës shqiptare që ka mbërritur në këtë pikë me meritë.

Radovan Curcic (Trajner i Serbisë)

E kam në mendje ekipin që do të hedh në fushë dhe nuk dua të humbas eneregji me gjëra të tjera. Ekipi shqiptar është me meritë aty ku ndodhet dhe mund të them që është një ekip shumë kompakt, por ne do të luajmë për fitore, pasi lojtarët janë të motivuar më shumë se në takimin me Armeninë ku stadiumi ishte bosh.

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic e di mirë që kjo ndeshje nuk shikohet vetëm në aspektin sportiv, por dëshiron vetëm të luajë.

Branislav Ivanovic (Kapiten i Serbisë)

E dimë se kjo ndeshje e kalon aspektin sportiv, por ne do të jemi të përqendruar te loja, pasi duam të vetëm të luajmë futboll. Jemi të motivuar për të kërkuar fitoren.

Serbia është jashtë garës për një vend në finalet e Europianit, por për këtë ekip suksesi është i rëndësishëm për të ardhmen, për kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Tv Klan