izrael palestine

Në Izrael vazhdon të jetë gjendja e rëndë, ndërsa janë shënuar 5 viktima nga protesta e djeshme dhe rreth 14 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve,  dje në protestë ishin mbledhur rreth 200 palestinezë, transmeton Gazeta Blic. 4 viktima janë shënuar në në rripin e Gazës, ndërsa viktima e pestë ishte në qytetin Hebron. Zëdhënsi i policisë së Izraelit, Mickey Rosenfeld, ka deklaruar se nëpër shumë qytete autoritetet janë duke u përballur me forcat terroriste, transmeton Gazeta Blic. “Kemi ngritur masa të rrepta sigurie në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe qytetet e mëdha si Jeruzalemi apo TelAviv. Gjenda është e tensionuar, prandaj jemi duke punuar shumë për të neutralizuar situatën,” tha ai. Kryeminsitri i vendit bëri me dije se zyrtarët e lartë të qeverisë e kanë të ndaluar që të lëvizin lirisht deri sa situata të normalizohet.  /Gazeta Blic/