foto

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq konsideron se Beogradin e pret një luftë e madhe në Këshillin Ekzekutiv dhe Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. Kjo, për shkak të presionit që po u bëhet vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, që të mos votojnë kundër anëtarësimit të saj në UNESCO. “Po bëhet presion i madh nga vendet perëndimore ndaj atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovës, që të mos votojnë kundër anëtarësimit të saj në UNESCO. Andaj, Beogradin e pret një luftë e madhe”, ka thënë Daçiq për RTS, transmeton Indeksonline. Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është një çështje e vështirë për popullin serb, pasi që kjo e godet identitetin e këtij populli. "Kjo nuk është organizatë e rëndomtë, kjo është një çështje e vështirë për shtetin dhe popullin serb, sepse godet në identitetin dhe në thelbin e ekzistimit të popullit tonë. Këtu fjala është për patrikanën serbe, aty është krijuar kisha serbe dhe shtetësia, nëse kjo do të jetë trashëgimi kulturore e Kosovës, atëherë kjo është goditje në identitetin e Serbisë dhe të popullit. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi”, ka thënë Daçiq. Sipas tij, pranimi i Kosovës në UNESCO do të iste absurd, sepse nuk mund t`i mbrojnë tempujt serbë, ata që dikur i kanë shkatërruar ato.