http://rahovecpress.com/wp-content/uploads/2015/07/Rahoveci-p%C3%ABrballet-me-reduktime-t%C3%AB-gjata-t%C3%AB-Energjis%C3%AB-Elektrike.jpg - Rahoveci përballet me reduktime të gjata të Energjisë Elektrike Ndërprerjet e gjata të Energjisë Elektrike po ndodhin në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat përreth, ku me orë të tëra këta qytetarë janë përballë me reduktime të gjata.

Mungesa e energjisë elektrike varion nga 6-8 orë në ditë, transmeton Gazeta Rilindja.

Një qytetar në kushte anonimiteti i tha Gazetës Rilindja se “këto reduktime po na shkaktojnë ne dëme të mëdha në gjërat ushqimore, si në mishëra të ndryshme etj.

Që një javë nuk kemi rrymë si duhet. Ne e dimë që po e shesin rrymen në Shqipëri e Mal të Zi, por edhe për neve duhet me mendu ndonjëherë se po na prishen gjërat që i kemi në frigorifer”, tha ky qytetar i nervozuar.

Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim për ndërprerje të rrymës nga KEDS.

Gazeta Rilindja ka tentuar të kontaktojnë ndonjë zyrtarë të KEDS-it por ata nuk janë përgjigjë në telefon. /gazetarilindja.com/