http://rahovecpress.com/wp-content/uploads/2015/08/gg.jpg - gg Ka disa ditë që qendra e qytetit në Rahovec është kthyer në qendër tregtare, ku shiten pemët dhe perimet.

Prodhimet bujqësore të vendosura në afërsi të qendrës së kulturës “Mensur Zyberaj” paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e kësaj komune, pasi që hapësira e qarkullimit të njerëzve dhe makinave është ngushtuar dukshëm.

Si rezultat i kësaj ka pasur edhe bllokim të komunikacionit. Madje disa shitës të prodhimeve bujqësore kanë zënë vend mu pranë bustit të heroit të Kosovës Mensur Zyberaj, duke ndotur hapësirën përreth shtëpisë së kulturës. Ndonëse ka pasur ankesa nga ana e përfaqësuesve të shoqatave të dala nga UÇK, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për lirimin e hapësirave publike nga ana e autoriteteve lokale.

Shitësit ambulant sa vijnë e shtohen, ndërsa pakënaqësia e qytetarëve vazhdon të rritet. Ndonëse zyrtarët policor të Rahovecit shihen nëpër rrugët e qytetit në përpjekje për të vënë rregull, kjo duket e pamundur për shkak të parkimit vend e pavend të shitësve ambulant. Në kaosin e krijuar e kanë të vështirë të lëvizin edhe shërbimet emergjente komunale.

http://rahovecpress.com/wp-content/uploads/2015/08/unnamed-4.jpg - unnamed (4)