http://rahovecpress.com/wp-content/uploads/2014/10/Bujq%C3%ABsia-konsumatori-m%C3%AB-i-madh-i-ujit.jpg - Bujqësia konsumatori më i madh i ujit

Njoftohen të gjithë bujqit e komunës se Rahovecit se, Drejtoria për Bujqësi , Pylltari dhe Zhvillim Rural, ne kuadër te programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2015, ka paraparë subvencionimin e kulturave në perimtari me pleh mineral NAG për fermerët e komunës së Rahovecit.

Kriteret e përgjithshme për aplikim Të drejtën për aplikim kanë te gjithë fermerët dhe fermerët kultivues te perimeve te komunës se Rahovecit.

Dokumentacion i nevojshëm për aplikim:

1. Kopja e letërnjoftimit 2. Lista poseduese e tokës 3. Vërtetimi i tatimit në pronë

Kriteret e Përzgjedhjes dhe Financimit

• Përzgjedhjen do ta bëjë komisioni i formuar nga Komuna e Rahovecit. • Sasia e paraparë e plehut për 1/ha do të varet nga numri i aplikuesve. • Do të subvencionohen sipërfaqe nga 0,20/ha minimum dhe 1,00 / ha në maksimum. • Perimet të cilët subvencionohen janë : 1. Spec 2. Domate 3. Qepa Informatat dhe data e aplikimit Aplikimi i fermerëve bëhet në zyrën komunale për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillim Rural, afati i aplikimit fillon prej datës 25 Maj deri më datën 10 Qershor 2015