http://rahovecpress.com/wp-content/uploads/2015/05/20140425222853767577.jpg - 20140425222853767577

Brenda 50 viteve të ardhshme bujqësia duhet t’ia dalë mbanë me kushte klimaterike të papërjetuara deri më sot, thotë Fowler.

Rritja e temperaturës me vetëm një gradë gjatë periudhës së lulëzimit mund t’ i pakësojë të korrat e orizit p.sh. me 10%, thonë ekspertët e bujqësisë. Ka lloje të egra orizi, që nuk lulëzojnë. Ky tipar mund t’ u ndihmojë bimëve të tjera të orizit, që t’ u përshtaten temperaturave më të larta. Një shembull tjetër është forca e rezitencës së patateve: “Ka një lloj të egër patateje, që është rezistente kundër vrugut, një sëmundje kjo, që në shekullin e nëntëmbëdhjetë shkaktoi epideminë e urisë në Irlandë.

Ky gjen është integruar sot në rreth 40% të bimëve të patates në SHBA, por edhe tek patatja në vende të tjera të botës. Fowler e vlerëson dobinë ekonomike të këtyre bimëve të egra për bujqësinë komerciale me një shifër mbi 100 miliardë dollarë amerikanë në vit. Megjithatë aktualisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre llojeve të bimëve të egra janë përfshirë në arsenalin e farave, që ruhen për të ardhmen në Svalbard Seed Vault dhe në të tjera banka të farërave në botë.

Zgjidhja: diversiteti gjenetik i paradhësve të egjër të bimëve bujqësore.

Orizi, gruri, misri, patatja, bimët më të rëndësishme bujqësore, që përdorim ne sot, janë bimë të kultivuara, të cilat në kushte të caktuara japin një prodhim të lartë.Por ekspertët kanë frikë se kultivimi modern nuk është as i qëndrueshëm sa duhet dhe as fleksibël për të garantuar furnizimin me ushqime në valën e ndryshimit të klimës.

Global Crop Diversity Trust e sheh zgjidhjen tek diversiteti gjenetik i paradhësve të egjër të bimëve të sotme bujqësore, siç sqaron drejtori i Global Crop Diversity Trust, Cary Fowler: “Ne e dimë, që këto bimë të egra normalisht janë shumë të paepura. Ato rriten në kushte, që janë problematike për bujqësinë e sotme. Disa janë rezistente ndaj nxehtësisë, ose u rezistojnë thatësirave.Nëse ne shohim në perspektivë dhe marrim parasysh parashikimet e ekspertëve të klimës, atëherë janë pikërisht këto tiparet, për të cilat do të kenë nevojë në një kohë të afërt bimët tona bujqësore.