http://rahovecpress.com/wp-content/uploads/2014/04/ple1.jpg - ple Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec, ka filluar nga dita e mërkure me shpërndarjen e plehrave për kultura të caktuara të perimtarisë.

Selami Mashuku, zyrtar për perimtari pranë Drejtorisë, thotë se kanë aplikuar gjithsej 665 fermerë për t’u furnizuar me pleh cilësor, ku kriteret janë që fermerët të posedojnë sipërfaqe të mbjella prej 20 ari deri 1 ha, ndërkaq përfituesit janë ata fermerë të cilit kanë mbjellur domate, speca dhe qepë.

Mashuku thotë se gjithsej do të shpërndahen 161 mijë kilogram pleh kualitativ, vlera e cila kap shumën prej 48 mijë euro.

/RahovecPress/