http://rahovecpress.com/wp-content/uploads/2015/07/unnamed-1.jpg - unnamed (1) Pikërisht para pesë ditë, në komunën e Rahovecit ka filluar fushata e korrje – shirjes në sipërfaqe prej 2800 Ha të mbjellura me grurë.

Sipas Selami Mashukut, zyrtar për lavërtari pranë Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec, janë angazhuar 55 autokombajna, prej të cilit numër 39 janë nga komuna e Rahovecit dhe 16 nga komuna tjera.

Për pesë ditë të para, sipas Mashukut, janë korrur 700 Ha me grurë, ose 35 për qind, ndërkaq thotë se rendimenti mesatar është 3500 kg. për një Ha. Ai ceki se korrjet kanë përfunduar në fshatin Kramavik, ndërkaq apostrofoi se fermeri Sabri Krasniqi nga Sanoci i Rahovecit, nga sipërfaqja prej 58 ari ka korrur 3800 kg. grurë, ose 6500 kg për një Ha.

Mashuku thotë se fushata e korrje – shirjes ka filluar pa ndonjë problem, dhe varësisht nga kushtet atmosferike, pritet që të përfundojë deri në fund të këtij muaji.