Forumin rinor i PDK-së dega në Rahovec me anë të një komunikate për qytetarë dhe media në faqen zyrtare në Facebook kanë përshëndetur deklaratën e ministrit të bujqësisë, Memli Krasniqi për të përkrahur bujqësinë, teksa i kanë bërë thirrje qytetarëve dhe shoqërisë civile që të jenë pjesë pro-aktive e ndryshimeve pozitive në komunën e Rahovecit. Forumi rinor i PDK-së ka përshëndetur kështu përkrahjen e Memli Krasniqit për Vreshtarinë që u rikonfirmua sot.

Lexoni deklaratën e plotë të forumit rinor:Ministri Memli Krasniqi e ri-konfirmon përkrahjen për Vreshtarët

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) – dega Rahovec, nga afër po ndjek zhvillimet e fundit dhe po kontribon në mënyrë konstante në proceset e rëndësishme për komunën e Rahovecit.

Si të tillë e vlerësojmë deklaratën e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, dhe e përshëndesim përpjekjen dhe angazhimin e tij pa fund për zhvillimin e sektorit të Bujqësisë e në veçanti të Vreshtarisë, kulturë me të cilën dallohet Rahoveci.

Ministri e ri-konfirmoi përkrahjen e tij duke thënë se edhe në vazhdim do të ndihmohet vreshtaria me nga 1000 euro për hektar subvencione, që pa dyshim se i kontribon dhe stimulon përpjekjet pa fund të vreshtarëve për zhvillimin e këtij sektori jetik për qytetarët e komunës së Rahovecit.

Njëkohësisht kërkojmë nga ministri i Bujqësisë, që të implementohen sa më shpejt politika të reja ekonomike që do të rrisnin vlerën e vreshtarisë dhe në këtë mënyrë që edhe vera të eksportohet në vendet e rajonit dhe më gjerë, që edhe bodrumet e njohura të lirohen dhe që të nxiten kështu edhe investimet në vreshtari dhe që kjo kulturë të shndërrohet në katalizatorin e ekonomisë së komunës tonë.

Po ashtu, ftojmë qytetarët e komunës së Rahovecit dhe shoqërinë civile që të jenë pjesë pro-aktive e debateve dhe përpjekjeve për mbështetjen e tentimeve nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin e bujqësisë dhe të shtohet kështu edhe impenjimi drejt përmirësimit të kualitetit të jetës.

Për qytetarët e komunës së Rahovecit,

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) – dega Rahovec

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = «//connect.facebook.net/en_GB/all.js#xfbml=1"» fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1028846620463152&id=838301936184289 - Post by https://www.facebook.com/pages/Rinia-Demokratike-e-Kosov%C3%ABs-Dega-Rahovec/838301936184289 - Rinia Demokratike e Kosovës-Dega Rahovec.